Nga jashtë, Interi i së dielës mund të duket si një formacion i zakonshëm. Në orën 15:00, në Venecia, zikaltërit do të nisin vitin 2025 në kampionat . Dumfries dhe Dimarco do të mbulojnë krahët, një skemë klasike. Në mesfushë, Inzaghi do të paraqesë një formacion të paprovuar më parë. Barella, Asllani dhe Zielinski do të formojnë mesfushën titullare, duke luajtur për herë të parë së bashku nga minuta e parë.
Këto zgjedhje janë rezultat i situatës së vështirë me dëmtimet. Pas dëmtimit të Calhanoglu, edhe Henrikh Mkhitaryan ka pësuar një problem fizik. Gjatë stërvitjes së të premtes, mesfushori armen ndjeu lodhje muskulore në zonën e aduktorëve, duke e bërë të pamundur aktivizimin e tij në ndeshjen ndaj Venezias.
Gjendja e armenit do të monitorohet me kujdes. Nëse shqetësimi vazhdon edhe sot (e shtunë), është e mundur që lojtari t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar seriozitetin e dëmtimit. Për momentin, pjesëmarrja e tij në sfidat e ardhshme mbetet në dyshim, duke iu dhënë mundësi lojtarëve si Asllani të tregojnë vlerat e tyre.
Pra, e thënë ndryshe, ndeshja e sotme është shans i artë për Asllani dhe Zielinski. Pavarësisht emergjencës, kjo situatë mund të ofrojë një mundësi për mesfushorët e rinj të tregojnë aftësitë e tyre në një ndeshje të rëndësishme si ajo në Venecia.
The post Interi humbet edhe Mkhitaryan. Emergjenca dikton në mesfushë treshen Asllani-Zielinski-Barella appeared first on Telesport.

