Luftëtari australian Alexander Volkanovski mbrojti titullin kampion bote në peshën “featherweight” (pesha 66kg) në artet marciale mikse (MMA). Në eventin UFC-333 zhvilluar në Abu Dhabi, ai mposhti me “KO” teknik në raundin e dytë rivalin rus Movsar Evloev.

Një duel që u ndal kur duheshin edhe 5 sekonda që të mbyllej raundi i dytë, me Volkanovski (29 fitore e 4 humbje) që arriti të hedhë në tapet rivalin rus, që nuk reagonte dhe mbrohej nga goditjet e australianit. Për pasojë, gjyqtari ndali duelin edhe pse raundi ishte drejt mbylljes.

Një duel që dukej i barabartë në raundin e parë, madje Evloev, që pësoi humbjen e parë në karrierën e tij (ka edhe 20 fitore), mori disa herë inisiativën, duke u përpjekur të kapë Volkanovski. Por përvoja e kampionit të botës arriti të bëjë diferencën në kafaz.

Gjithsesi, për gati 10 minuta që zgjati kjo sfidë ishte interesante, pasi të dy luftëtarët dueluan fort dhe kërkuan fitoren. Volkanovski arriti të bëjë diferencën falë përvojës së tij dhe të mbrojë titullin kampion. Për Evloev, një shans i humbur edhe spe tregoi një paraqitje të mirë.

The post Volkanovski mposht me KO teknik në raundin e dytë rusin Evloev dhe mban titullin e peshës “featherweight” appeared first on Telesport.