Real Madrid nuk ka pritur gjatë dhe ka publikuar thuajse dy orë para ndeshjes formacionin për finalen e Superkupës ndaj Barcelonës, që do të luhet në Jeddah në Arabinë Saudite.
Ancelotti ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm duke i besuar nga minuta e parë treshes sulmuese Mbappe, Vinicius dhe Rodrygo.
Formacioni i plotë i Real-it: Courtois; Lucas, Tchouaméni, Rüdiger, Mendy; Camavinga, Valverde, Bellingham; Rodrygo, Vinicius, Mbappe.
Reali do të kërkojë sot të fitojë trofeun e Superkupës së Spanjës për herë të 14-të, aq herë sa e ka fituar Barcelona. Kujtojmë se finalja fillon në orën 20:00.
The post Formacioni zyrtar i Real-it për finalen e Superkupës, madrilenët duan të barazojnë sot Barcelonën appeared first on Telesport.

 
                    