Skuadra e Philadelphia vijon të komandojë renditjen në Konferencën e Lindjes, duke korrur fitoren e tretë radhazi këtë sezon, 127-116 ndaj Milwaukee. Një triumf që erdhi falë 28 pikëve të Joel Embiid, 27 të Jaylen Brown dhe 26 të Tyrese Maxey, një trio që bëri diferencën në fushë.

Fitoren e parë sezonale korri San Antonio, që mundi 122-106 Dallas në derbin teksan. Të gjithë titullarët e Spurs realizuan mbi 11 pikë. Jashtë fushe fiton skuadra e Washington, që mundi 124-120 Chicago, ndeshje ku u dallua Trar Young, autor i 25 pikëve.

Fitore të rëndësishme korri Phoenix, që mundi 131-122 Golden State, që mbyllin renditjen në Perëndim ende pa asnjë fitore. Devin Booker me 43 pikë ishte lider për Suns, fiton edhe Denver, 141-135 ndaj New Orleans, ku protagonistë ishin Murray me 42 pikë e Jokic me 35 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Brooklyn, 125-121

Philadelphia – Milwaukee, 127-116

Chicago – Washington, 120-124

Dallas – San Antonio, 106-122

Denver – New Orleans, 141-135

Atlanta – Houston, 114-121

Phoenix – Golden State, 131-122

The post Philadelphia dominon në Lindje, Spurs korrin fitoren e parë, tjetër zhgënjim për Golden State appeared first on Telesport.