Në fitoren e thellë të Barcelonës kundër Real Madridit (5-2), në finalen e Superkupës Spanjolle, Lamine Yamal dhe Raphinha tërhoqën vëmendjen jo vetëm për paraqitjen e tyre në fushë, por edhe zgjedhjet e veçanta të stilit gjatë festimit të trofeut. Të dy lojtarët mbajtën syze dielli të markave luksoze, një aksesor që ka marrë popullaritet mes sportistëve gjatë festimeve.
Më konkretisht, Yamal zgjodhi syze dielli të markës së njohur “Gucci”, që vlerësohen në rreth 450 euro. Raphinha, nga ana tjetër, zgjodhi “Juliet Oakley”, një model i njohur nga Michael Jordan. Këto syze dielli, të cilat mund të arrijnë çmime mbi 1.000 euro varësisht nga burimi dhe disponueshmëria, spikasin për ekskluzivitetin dhe dizajnin e tyre.

Ky veprim, që mund të duket i çuditshëm në fillim, ka pasur precedentë në botën e sportit. Festimi me syze dielli nuk është novator, veçanërisht në sportet si basketbolli, ku yjet e NBA-së e kanë adoptuar këtë modë. Për më tepër, syzat e diellit mund të jenë pjesë e marrëveshjeve komerciale me markat luksoze, pasi shumë sportistë janë ambasadorë të markave ekskluzive.
Lamine Yamal, për shembull, kishte mbajtur disa syza të markës “Dior Black Square CD Diamond S5I” gjatë festimit të Europianit, të cilat kanë një çmim që arrin rreth 500 euro. Po ashtu, këto syza mund të shërbejnë për një qëllim praktik, si mbrojtja nga shampanja ose ‘cava’ gjatë festimeve.

Syzet e diellit në festime nuk janë ekskluzive të futbollit. Imazhi i trajnerit Carlo Ancelotti dhe lojtarëve të Real Madridit, pas fitimit të La Liga-s, ose futbollistëve të Barcelonës pas shpalljes kampionë të Spanjës në maj, e forcon këtë tendencë. Përtej funksionit të tyre praktik, këto syza simbolizojnë luksozitet, stil dhe personalitet, duke u bërë shenjë dalluese e festimeve të paharrueshme.
The post Syzet e diellit të Yamal dhe Raphinha, sa vlenin dhe pse i mbanin në festimet e Superkupës appeared first on Telesport.

