E ardhmja e shqiptarit me nënshtetësi italiane, Luis Hasa, është ende një mister dhe jo për faktin se është blerë nga Napoli por sepse mund të mos jetë Napoli ekipi i tij i momentit. Por, le të shkojmë me rregull dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh. Juventusi e shiti verën e shkuar te Leçe duke përfituar 150 mijë.
I rritur te Akademia bardhezi, klubi torinez nuk besoi te djaloshi dhe e dha shumë lehtë. Leçe, që e federoi gjatë këtij sezoni futbollistik, gjithashtu nuk besoi te cilësitë e djaloshit dhe nuk e pa gati për hapin e madh, por trajneri Luça Gotti – në kuadër të rotacioneve sezonale – me vendimin e tij për ta aktivizuar në ndeshjen e Kupës së Italisë të luajtur ndaj Sassuolo-s, i ka prishur jo pak punë djaloshit.
Në fakt, Napoli e bleu 500 mijë euro këtë merkato dimërore, por ai edhe pse po stërvitet me ekipin dhe madje u thërrit në stol për ndeshjen Napoli-Verona, rrezikon të mos luajë 2 javë. Kjo pasi merkato është ende e hapur dhe se mund të huazohet diku tjetër për t’u rritur dhe pasur minutazh.
Por, pse smund të luajë me Napolin? Sepse rregullorja e federatës italiane flet qartë: një futbollist mund të ndryshojë 3 skuadra brenda një viti futbollistik por mund të aktivizohet në vetëm dy skuadra të ndryshme. Duke qenë se ai ka luajtur me Leçen, nëse do të luante këto dy javë me Napolin, qoftë duke debutuar 1 minutë, do të “digjej” për një huazim diku tjetër.
Dhe duke parë se Conte ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me shqiptarin, mund të detyrohet ta lërë në stol të paktën deri në fund të merkatos në mënyrë që të ishte i gatshëm për transferim diku tjetër ose huazim. Ndryshe, nëse luan gjatë merkatos në zhvillim, atëhere deri në verë do të vazhdontë të ishte pjesë e Napolit.
The post E BUJSHME | Luis Hasa, “i burgosur” te Napoli pas transferimit! Rrezikon 2 javë vetëm stërvitje pa debutim. Zbulohet motivi “diplomatik” appeared first on Telesport.

 
                    