Cristiano Ronaldo po bëhet gjithnjë e më shumë simboli i Al Nassr. Sipas Al Khabar, klubi saudit arriti të bindë fenomenin portugez që të rinovojë kontratën deri në vitin 2026, duke u bërë kështu më i paguari në historinë e futbollit.
Marrëveshja mes CR7 dhe klubit të tij aktual do të kishte skaduar në qershor, por ish-lojtari i Juventusit dëshiron të vazhdojë të luajë për të thyer rekorde të tjera. Po e tij erdhi pasi pronarët premtuan se verën e ardhshme do të bëhen blerje të rëndësishme.
Ndërkohë, Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 917-të në karrierë të enjten, duke kontribuar me një penallti në fitoren 3-1 të Al Nassr ndaj Al Okhdood.
Goli i shënuar të enjten nga CR7 është në një farë mënyre një historik sepse i lejon kampionit portugez të përfundojë në tabelen e golashenuesve për të 24-in vit kalendarik radhazi. Shifra të frikshme me të cilat na ka mësuar ish-lojtari i Juventusit, por që sigurisht nuk janë normale.
The post Al-Nassr mbulon me flori rekordmenin Cristiano Ronaldo! appeared first on Telesport.

