Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së sotme në Kupën e Mbretit kundër Elche. Argjentinasi komentoi punën e tij në gjithë këto vite dhe faktin se ai është një lider i këtij klubi.

Unë nuk jetoj me lëvdata apo kritika, e di vlerën që kam si trajner dhe qëllimin e përbashkët që kam me lojtarët. Lumturia është të gjesh njerëz të përputhshëm dhe mund të shihni se si ata stërviten. Unë jam shumë i lumtur këtu ku jam dhe ndihem sikur skuadra ka shumë energji”, tha Simeone.

Më tej, ai lavdëroi punën e bërë nga Alexander Sorloth: “Çdo herë që i është dashur të nisë ndeshje nga stoli e ka bërë këtë në një mënyrë fenomenale. Ai n aka ndihmuar që nga fillimi, po jep atë që prisnim. Le të shpresojmë që të japë më shumë

”.

Më tej, Simeone komentoi edhe punën e Lenglet: “Ai kaloi fazën që kalojnë shumë futbollistë. Folëm shumë me të për atë që menduam se duhej të përmirësonte për të dhënë kontributin e tij, gjetëm një person të mrekullueshëm, fisnik, punëtor, i vetëdijshëm për virtytet dhe defektet e tij. Ai ka një personalitet të rëndësishëm që na ndihmon dhe shpresoj të vazhdojë në këtë rrugë që po ecën shumë mirë”.

Unë them gjithmonë se kam qenë me fat në kohën që kam kaluar në klub me lojtarë si Godin, Tiago, Gabi, Filipe Luis, Juanfran. Sot janë Koke, Azpilicueta dhe Ëitsel. Ata janë profesionistë të mëdhenj dhe kur i keni është e paçmueshme për një trajner. Unë i admiroj dhe ata stërviten si fëmijë që kanë shpresën për të luajtur si titullar dhe ua transmetojnë të tjerëve”, tha Simeone.

The post Simeone: E di vlerën time si trajner dhe qëllimet e mia me skuadrën, jam i lumtur këtu appeared first on Telesport.