Erling Haaland ka rinovuar kontratën me Manchester City deri në vitin 2034. Por, ndonëse i bindur se është në vendin e duhur, ai ka siguruar një klauzolë që i lejon largimin.
Haaland pranoi të nënshkruajë një kontratë gati 10-vjeçare vetëm pasi u përfshi klauzola e largimit, e cila mund të aktivizohet në mes të kohëzgjatjes së kontratës për një shumë të lartë. Data e saktë nuk është bërë publike, por ajo pritet të jetë efektive nga vera e vitit 2029 ose 2030.
Rafaela Pimenta, agjentja e Haalandit, në një intervistë për “AS” theksoi: “Jam pro lirisë, kjo është beteja ime. Një nga prioritetet e mia si agjente është t’i siguroj lojtarit atë që e quaj ‘çelësi i derës’. Kur një lojtar shkon në një klub, bëj të pamundurën që ‘çelësi i derës’ të jetë në duart e tij.
Nëse nesër nuk ndihesh mirë aty, sepse nuk të pëlqen, nuk të paguajnë mjaftueshëm, ose sepse gruaja jote dëshiron të jetojë në Paris, atëherë largohu. Lojtarët duhet të kenë të drejtën të vendosin për jetën e tyre. Tifozët duhet ta kuptojnë se lojtarët janë gjithashtu njerëz”.
The post Haaland, jo vetëm dashuri për Manchester City. Rinovimi 10-vjeçar me ‘çelësin e derës’ në duart e tij appeared first on Telesport.

