Finalistët Vullneti dhe Xheneta kanë diskutuar për çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3.
Të dy ishin të mendimit që po të fitonte njëri nga ta çmimin e madh do të përmendeshin për një vit krahasuar me finalistët e tjerë, transmeton Klankosova.tv.
“Unë e di që me bë me fitu ti ose unë për një vit do të diskutohej”, tha Vullneti.
“Jam e gatshme mos me marr komplet çmimin vetëm që me u fol pastaj. Unë nëse kisha fitu menjëherë do të kërkoja një vend pune në Kosovë”, u shpreh Xheneta.
Mes tjerash, Vullneti dhe Xheneta u shprehën të pajtimit që të çmimi të ketë edhe dy fitues.
Por, për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.
