Edhe pse Milan arriti të fitojë me përmbysje ndaj Parma 3-2 në kampionat, episodi në fund të ndeshjes, ku trajneri Sergio Conceiçao pati një sherr me Calabria, ishte në qendër të vëmendjes. Gjithashtu, zavendësimet e Leao dhe Thero Hernandez treguan se situata te klubi kuqezi nuk është e qetë.
Të mërkurën Milan do të luajë ndaj Dinamo Zagreb dhe trajneri portugez shprehet se ata do të rikthehen titullarë. “Ndaj Parmës doja një fitore bindëse, jo me përmbysje. Ne duhet të përmirësojmë lojën tonë. Zgjedhjet në pjesën e parë ishin të përmirësonim ekipin dhe Theo e Leao na kanë dhënë shumë”.
“Ju konfirmoj se në Zagreb ata do të luajnë titullarë. Këtij ekipi i mungon pak ekuilibër midis mbrojtjes dhe sulmit. Duhet të përmirësohemi në shumë gjëra të vogla, të cilat në fund janë të rëndësishme. Ka shumë gjëra për të planifikuar, nga sot nisim punën për ndeshjen e Champions League”, shtoi Conceiçao.
“Merkato? Të shohim. Nuk po bëj bllof, por jam i fokusuar te lojtarët që kemi. Pas Juventus thashë se duhej diçka më shumë dhe nuk do të tërhiqem. Kështu që shpresoj se mund të vijë diçka më shumë nga merkato. Por tani për tani do të shkojmë në luftë me atë që kemi”, tha trajneri portugez.
The post Conceiçao: Ja çfarë i mungon këtij Milan, duhen përmirësuar shumë gjëra të vogla që bëjnë diferencën appeared first on Telesport.
