Në selinë qendrore të UEFA-s, në Nyon, “Europa League” zë një vend të veçantë, trofe që do të dorëzohet më 21 maj në Bilbao. Sot u hodh shorti i “play off”-it të këtij kompeticioni, me skuadrat të ndara në dy vazo.

16 skuadrat që do të marrin pjesë në “play off” janë: Bodø Glimt, Anderlecht, FCSB, Ajax, Real Sociedad, Galatasaray, Roma, Viktoria Plzen, Ferencváros, Porto, AZ Alkmaar, Midtjylland, Union SG, PAOK, Twente, Fenerbahçe.

Tetë prej tyre (fituesit) do t’iu bashkohen tetë skuadrave të kualifikuara direkt nga faza e grupit, në raundin vijues të këtij kompeticioni, me eliminim direkt. Ndeshjet e para do të luhet më 13 shkurt, ndërsa to të kthimit më 20 shkurt.

Goglat zbuluan këto përballje:
Ferencvaros-Viktoria Plzen
Porto-Roma
Az Alkmaar-Galatasaray
Midtjylland-Real Sociedad
Union SG-Ajax
PAOK-FCSB
Twente-Bodo Glimt
Fenerbahce-Anderlecht

The post Hidhet shorti i “play off”-it të Ligës së Europës, spikat përballja Porto-Roma appeared first on Telesport.