Gjatë konferencës së zakonshme për shtyp të së premtes, e cila këtë herë ishte e rezervuar për lojtarët e Olympique Marseille, Adrien Rabiot foli për kombëtaren franceze. Mesfushori lavdëroi trajnerin aktual Didier Deschamps, i cili ka njoftuar se do të largohet nga drejtimi i Francës pas Kupës së Botës 2026.
Ish-lojtari i Juventusit është i bindur se Deschamps dëshiron ta mbyllë me sukses aventurën e tij, para se t’ia dorëzojë stafetën pasardhësit, i cili mund të jetë Zinedine Zidane.
“Ai mund të japë një shtysë të madhe për të gjithë; për lojtarët, për veten dhe stafin e tij. Na mbetet edhe një kompeticion i madh me të, përveç ‘Nations League’.
Për të, ky do të jetë një objektiv, sepse ka një shpirt të fortë konkurrues dhe dëshiron ta përfundojë me sukses aventurën e gjatë si trajner i Francës. Edhe lojtarët do të duan të japin më të mirën dhe t’i bëjnë një dhuratë, sepse ai e meriton këtë”.
Sa i përket pasuesit të tij të mundshëm, Rabiot shtoi: “Zidane? Do të ishte një emër i madh, por nuk mund të them më shumë, sepse nuk e di çfarë do të ndodhë”.
The post “Deschamps meriton një dhuratë të madhe. Zidane? Nuk e dimë çfarë do të ndodhë” appeared first on Telesport.

