Juventus po përballet me Empoli-n në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në Serie A. Bardhezinjtë janë shtangur që në fillim, pasi miqtë gjetën golin shumë shpejt.

Ishte pikërisht ish-lojtari i Juventusit, tani i huazuar tek Empoli, Mattia De Sciglio, që dërgoi topin me kokë në rrjetë në minutën e katërt pas goditjes nga këndi. SHIKO GOLIN

Sigurisht që mbrojtësi 32-vjeçar nuk mund të festonte këtë gol ndaj ekipit që ka kartonin e tij. Pritet në vijim reagimi i shpejtë në fushë i bardhezinjve të Motta-s.

The post Juventus befasohet që në 4 minutat e para ndaj Empoli-t, e ndëshkon një ish (video) appeared first on Telesport.