-Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje të tillë, thotë Driton Sulejmani nga VLEN, në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm mes këtij koalicioni dhe VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Sulejmani thotë se po përgatiten që të paraqesin para qytetarëve kandidatët më të mirë.

“Çështjet e bashkëpunimeve dhe koalicioneve edhe në të kaluarën kanë ndodhur, nuk përjashtohet mundësia të ndodhin edhe tash, mirëpo një marrëveshje të tillë nuk ka”, tha Sulejmani i cili shtoi se në zgjedhjet lokale do të kërkojnë votën e të gjithë qytetarëve nëpër komuna.