Barcelona ka fituar 0-5 në “Mestalla” ndaj Valencia-s në çerekfinalen e fundit të Kupës së Mbretit. Ferran Torres me 3 golat e tij ishte padyshim lojtari më i mirë i ndeshjes.

Katalanasit gjetën golin e parë pa vajtur minuta e tretë. Një super pasim i Balde për Ferran Torres, i cili nuk mund të gabonte, dukë dërguar topin në rrjetë. SHIKO GOLIN

Goli i dytë erdhi në minutën e 16-të sërish nga Ferran Torres. SHIKO GOLIN Në minutën e 22′, një assist fantastic i Pedri për Fermin Lopez, i cili e finalizon në mënyrën më të bukur. SHIKO GOLIN

Ferran Torres shënoi të tretin personal dhe të katërtin për Barcelonën në minutën e 30′ pas asistit të Raphinha-s. SHIKO GOLIN Sulmuesi katalnas nuk festoi asnjë nga tre golat sot si shenjë respekti ndaj ish-ekipit të tij.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-4. Në pjesën e dytë u shënua edhe goli i pestë, këtë herë ishte Lamine Yamal që dërgoi topin në rrjetë.SHIKO GOLIN

Pas kësaj fitoreje, Barcelona kualiifkohet për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, ku e pret njëra nga Atletico, Real Madrid ose Real Sociedad.

The post Barcelona bën detyrën ndaj Valencia-s, tani sytë te shorti (video) appeared first on Telesport.