Ka rënë sërish faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Probleme me faqen KQZ-ja ka pasur edhe të dielën, por sot (e hënë), patra se faqja të binte përsëri, KQZ-ja ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, të dhënat shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve.
