Pala kineze kundërshtoi deklaratën e fundit të përbashkët ndërmjet ShBA-së dhe Japonisë, e cila është një mbështetje për pjesëmarrje kuptimplote të Tajvanit në organizatat ndërkombëtare dhe ripohon se neni V i Traktatit të Bashkëpunimit të Ndërsjellë dhe Sigurisë ShBA-Japoni zbatohet për ishujt Diaoyu, që janë një pjesë e pandashme territoriale e Kinës.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze Guo Jiakun ,tha në një konferencë të përditshme shtypi që përmbajtjet lidhur me Kinën të deklaratës së përbashkët ndërhyjnë në mënyrë të hapur për punët e brendshme të Kinës .Sipas tij, pala kineze i ka paraqitur demarsh serioz palës japoneze për këtë çështje.