Paulo Dybala do të jetë me shumë mundësi ylli i madh i radhës që do të transferohet në Arabinë Saudite. Edhe pse pak ditë më parë pati një rinovim automatikisht të kontratës deri në vitin 2026, ylli argjentinas ka marrë një ofertë që vështirë të refuzohet nga Arabia Saudite.
Sipas mediave italiane ende nuk bëhet i ditur emri i ekipit që kërkon Dybala-n, por ajo që dihet deri tani është se përveç rrogës astronomike që po i ofrojnë, i premtojnë një rol drejtues, diçka që mund ta joshë argjentinasin.
Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të përcaktuar se çfarë drejtimi do të marrë e ardhmja e sulmuesit. Roma është e sigurt për ta mbajtur atë, por oferta nga Arabia Saudite është e vështirë të injorohet.
Gjithçka do të varet nga ambiciet sportive të Dybala-s dhe nëse ai ka prioritet të vazhdojë të konkurrojë në elitë apo të pranojë super ofertën ekonomike dhe të transferohet në ligën arabe.
The post Edhe pse rinovoi me Romën, Dybala merr ofertën surprizë që vështirë t’i thotë “jo” appeared first on Telesport.
