Carlo Ancelotti nuk i beson Manchester City. Trajneri i Real Madridit foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të “play off”-it të Champions League: “Pres një ndeshje argëtuese, të komplikuar, të vështirë. Po përpiqemi ta përgatisim mirë dhe të rikuperojmë disa lojtarë. Gjithçka vendoset në 90 minuta”.
A ke diçka për të thënë për ndeshjen mes Barcelonës dhe Rayo?
Nuk kam asgjë për të shtuar. E kam shprehur tashmë mendimin tim për atë që po ndodh, është diçka e habitshme. Nuk kam çfarë të them më tepër për këtë temë. Çfarë ndodhi kundër Osasunës, kundër Atleticos… Janë tri ndeshje ku jemi dëmtuar nga disa vendime që ende nuk i kuptojmë.
A ndihesh më rehat me arbitrat europianë?
Po, statistikat flasin vetë. Ka më pak polemika dhe më pak ndërhyrje të VAR-it, i cili ndërhyn vetëm kur është e nevojshme. Në Champions League arbitrojnë vetëm më të mirët nga çdo vend, cilësia është shumë e lartë.
Guardiola tha se City ka vetëm 1% mundësi për t’u kualifikuar…
Do ta pyes nesër para ndeshjes, por mendoj se ai beson se ka më shumë mundësi, ashtu siç edhe ne nuk mendojmë se kemi 99% shanse. Kemi një avantazh të vogël, duhet ta shfrytëzojmë dhe të luajmë njësoj si në ndeshjen e parë, që shkoi mirë për ne.
A mund të thuhet se La Liga është e manipuluar?
Po them vetëm që në këto tri ndeshje janë bërë gabime të dukshme.
A do ta mbani parasysh rezultatin e ndeshjes së parë?
Kjo është një çështje psikologjike, për të cilën kemi menduar. Mund të ndryshosh qasjen ndaj ndeshjes, por jo llogaritë. Nuk mund të harrosh që ke një avantazh.
A ke dyshime për mbrojtjen?
Rüdiger mund të luajë titullar, Tchouaméni mund të luajë, Asensio mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i djathtë. Duhet të vlerësoj Valverden.
Edhe pse skuadra është mbrojtur mirë, ka marrë dy barazime radhazi…
Kanë qenë tri ndeshje të vështira. Jo vetëm që kemi marrë një rezultat të mirë, por ekipi po punon gjithashtu mirë. Kjo na jep siguri dhe një frymë pozitive. Duhet të vazhdojmë të luajmë mirë, me cilësi. Dua të theksoj sakrificën dhe angazhimin kolektiv.
Lucas Vázquez, a është gati?
Jo ende. Ai do të jetë në stol, por nuk e ka përfunduar ende planin e rikuperimit.
Sërish një mendim për VAR-in…
Kam dyshime, sepse mendoj se VAR-i i ka hequr shumë përgjegjësi arbitrit. Është një sistem paksa i rrezikshëm. VAR-i u fut për të parandaluar gabimet e qarta dhe flagrante, jo për të ndërhyrë në situata të zakonshme. Shumë herë përpiqen t’i heqin natyralitetin futbollit duke u bazuar vetëm në një pamje. Është e vështirë për t’u kuptuar. Arbitrat mund të gabojnë, është normale, por fakti që vendimi merret nga VAR-i është diçka që nuk e kuptoj.
A ke përshtypjen se Mbappé është në formën më të mirë?
Nuk shoh asgjë të re. Është i motivuar, në formë të mirë fizike, e tregon në fushë… Ai e menaxhon shumë mirë stresin para ndeshjes, është shumë i qetë. Për momentin është në një formë shumë të mirë.
The post Ancelotti para kthimit ndaj Manchester City: Gjithçka vendoset në 90 minuta, nuk kemi 99% shanse kualifikimi appeared first on Telesport.
