Juventusi është shumë i kënaqur me performancat e para të Randal Kolo Muani. Sulmuesi ka rezultuar investimi i duhur, edhe pse ende është në fazë huazimi.
Klubi bardhezi ka vendosur që tani që ta blejë lojtarin e PSG, por duhet një sforco e madhe ekonomike për të. Plani për të mbushur arkën e klubit nis me sulmuesin Dušan Vlahović.
Ky i fundit nuk ka paraqitje dinjitoze me fanellën bardhezi dhe askush nuk e do në Torino, përtej faktit se është blerë shtrenjtë.
Për fatin e mirë të Juventusit, sulmuesi shtatlartë ka oferta nga Premier League dhe nga Arabia Saudite. Kjo do ta ndihmojë shumë klubin italian për të siguruar mjaftueshëm buxhet për blerjen e Kolo Muanit.
The post Kolo Muani po shkëlqen! Vlahović, ‘fati i madh’ i Juventusit për të përballuar blerjen e kushtueshme appeared first on Telesport.
