Real Madrid është në telashe. Sigurisht, aspak serioze apo shqetësuese për një klub me përmasa kaq të jashtëzakonshme, por Los Blancos mund të përballen me një dënim të ashpër.

Bëhet fjalë për një këngë që tifozët madrilenë kënduan kundër trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, në ndeshjen e mbrëmshme në Champions League, fituar 3-1 nga kampionët e Europës.

“Oh, Guardiola, dukesh kaq i dobët! Më parë ishte droga, tani mund të të shohim në Chueca”, ishte teksti i këngës që kënduan tifozët madrilenë.

Chueca është një pjesë e Madridit ku mblidhen homoseksualët. Pep së fundmi po vuan pasojat e ndarjes nga gruaja dhe kjo i ka nxitur tifozët për ta acaruar me këngë provokuese.

UEFA do të nisë një hetim dhe pritet ta dënojë ashpër Real Madridin. Madje, ekziston edhe mundësia që Real Madrid të luajë një ndeshje pa tifozë.

The post Real Madrid rrezikon një ndeshje pa tifozë dhe… shkaku është Pep Guardiola! appeared first on Telesport.