Roma është rikthyer te fitorja në Serie A, pas dy barazimeve në dy ndeshjet e mëparshme dhe humbjes në mesjavë në Champions League ndaj Real Madridit. Verdhekqutë e drejtuar nga Gian Piero Gasperini kanë fituar 2-0 ndaj Genoa, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë.
Pjesa e parë në “Olimpico” ishte disi e qetë, ku mungoi goli dhe pati vetëm përplasje në traversa. Fillimisht, në minutën e 31-të ishte Leonardo Balerdi që goditi me kokë pas krosimit në zonë nga goditja e këndit, por topi u përplas në traversë.
Një minutë me parë, ishte Stephan El Shaaraëy që provoi të shënonte një gol fantastik ndaj ish-klubit të tij, por goditja u ndal në traversë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
Pjesa e dytë nis direkt me gol. Verdhekuqtë gjetën avantazhin në minutën e 50-të, me Santiago Castro. Argjentinasi i transferuar nga Bologna për 32 milionë euro në verën e fundit, shënon golin e parë me fanellën e Romës, pas një veprimi të bukur vetajk në zonë, pas krosimit nga goditja e këndit.
Në minutën e 68-të, ishte Emanuele Lulli që gjendej në vendin e duhur për të shtyrë drejt rrjetës goditjen e Matias Soule. Ky është goli i parë i 19-vjeçarit me fanellën e Romës.
Kryeqytetasit fitojnë 2-0 dhe renditen në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Interi kryesues.
The post Dy lojtarë e bëjnë “sefte” për këtë sezon, Roma bën detyrën në shtëpi ndaj Genoa (video) appeared first on Telesport.
