Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 3-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj. Studenti, pas fitores 3-0 ndaj Skënderbeut në kryeqytet (25-23,25-20, 25-17), tashmë udhëheq i vetëm renditjen e Superligës, me 9 pikë të plota.
Skuadra e Vllaznisë, pas një ndeshje maratonë, mundi në fushën e saj 3-2 Tiranën (23-25, 25-22, 25-23, 26-28, 15-11). Të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren në të pesta setet, por në fund ekipi shkodran arriti të triumfojë e marrë 2 pikët.
Fitoren e parë sezonale korri ekipi i Partizanit, që në fushën e tij mundi 3-0 Elbasanin e vendit të fundit (25-19, 25-22, 25-23). Një përballje në përgjithësi e dominuar nga kryeqytetasit, ndërsa Elbasani e rriti nivelin nga seti në set, por pa mundur dot të fitojë.
Superliga-Meshkuj, java e 3-të
Vllaznia – Tirana, 3-2
Studenti – Skënderbeu, 3-0
Partizani – Elbasani, 3-0
Erzeni (pushim)
Renditja: Studenti 9 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Tirana 4 pikë, Partizani 3 pikë, Erzeni 0 pikë, Elbasani 0 pikë.
The post Studenti dominon dhe udhëheq i vetëm Superligën, vjen fitorja e parë për Partizanin kampion appeared first on Telesport.
