Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli pas shortit që i vuri kampionët e Italisë përballë Feyenoordit: “Kthehemi të luajmë në Champions League kundër një skuadre me histori të madhe, që luan në një stadium me atmosferë të zjarrtë.

E dimë që do të jetë një sfidë e rëndësishme, jemi të gatshëm të japim maksimumin. Kemi punuar shumë për të arritur deri këtu dhe duam të vazhdojmë të bëjmë mirë. Objektivi është të kalojmë më tej dhe të ëndërrojmë në këtë kompeticion”.

UEFA pritet të zyrtarizojë datat e 1/8-ave, me ndeshjet që do të zhvillohen më 4/5 dhe 11/12 mars. Interi do ta luajë ndeshjen e kthimit në shtëpi, por fokusi është te sfida e parë.

Nëse Interi luan në Champions të martën (4 mars), atëherë ndeshja Inter-Napoli do të luhet të shtunën, më 1 mars, në orën 18:00. Nëse luan të mërkurën (5 mars), atëherë ka shumë mundësi që sfida për titull me Napolin të luhet të dielën, më 2 mars në orën 20:45.

The post “Feyenoordi, skuadër me histori dhe stadium i zjarrtë. Jemi gati të japim maksimumin” appeared first on Telesport.