Frenkie de Jong ka deklaruar se nuk e ka mendjen te merkatoja e verës, por ka zëra se për të interesohen dy klube të mëdha angleze.

Paga e lartë e tij mund ta shtyjë Barcelonën ta sakrifikojë mesfushorin, sidomos sepse ai është një lojtar i cili ka probleme të shpeshta me dëmtimet.

De Jong u transferua te Barcelona për 86 mln euro në vitin 2019 nga Ajax, kohë kur ai konsiderohej një nga talentet më premtues të futbollit europian.

TBR Football raporton se Arsenal dhe Liverpool janë shumë të interesuar për holandezin dhe po përgatisin oferta konkrete për të.

27-vjeçari nuk luan ende titullar i padiskutueshëm te Barcelona, edhe pse trajneri Hansi Flick ka shprehur vlerësimin e tij për të. Në Premier League do të ishte një “ringjallje” për të.

The post Arsenal-Liverpool, nis gara konkrete për yllin e Barcelonës! Ai mund të ringjallet në Premier appeared first on Telesport.