Në kuadër të vizitave në terren të komunave, të titulluara “Aty ku zemra është shtëpia”, ministri i vetëqeverisjes lokale, Zlatko Perinski, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe kryetarin e Gazi babës, Boban Stefkovski, inspektuan rikonstruktimin e Shtëpisë së Kulturës “11 Tetori”.

“Kjo Qeveri me veprimet e saj konfirmon se është mike e vërtetë e komunave. Si më parë, edhe tani e tutje, do të vazhdojmë të investojmë në projekte që bazohen në nevojat e qytetarëve, dhe në atë që do të dakordohen të aplikojnë. Shpresoj që në një kohë shumë të shkurtër ky vend shumë i rëndësishëm për banorët e këtij vendbanimi të shndërrohet në një tempull të vërtetë të kulturës dhe së bashku të presim shumë ngjarje të bukura”, tha Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

“Kam kënaqësinë që sot të jem pjesë e një eventi kaq të bukur që do të zgjidhë një problem që ka zgjatur, siç sapo mora informacionin, për gati tri dekada. Një vend që do të marrë një pamje të re, një vend që do të përdoret nga banorët e komunës së Gazi Babës, e pse jo edhe nga i gjithë Shkupi. Kjo qendër kulturore do të jetë një vend vërtet i bukur ku mund të zhvillohen ngjarje kulturore”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër.