Fitorja emocionuese e Newcastle 4-3 ndaj Nottingham Forest ishte e rëndësishme për disa arsye dhe ndoshta konfirmoi përfundimisht statusin e Alexander Isak. Sulmuesi suedez po kalon një sezon të nivelit të lartë dhe dje iu bashkua një grupi elitar lojtarësh: me dy golat e tij ka arritur Erling Haaland në vendin e dytë në listën e golashënuesve – pas Salahut të paprekshëm dhe të pandalshëm – dhe mbi të gjitha ai ka arritur pikën historike prej 50 golave në Premier League, një rritje e arritur në vetëm 76 ndeshje.
Vetëm gjashtë lojtarë në historinë e kompeticionit kanë arritur më shpejt 50 golat e pare:
Erling Haaland – 46 ndeshje
Andy Cole – 65 ndeshje
Alan Sheraer – 66 ndeshje
Ruud van Nistelrooy – 68 ndeshje
Fernando Torres – 72 ndeshje
Mohamed Salah – 72 ndeshje
“Ajo që ai ka bërë është e pabesueshme. Ai është një nga sulmuesit më të mirë ndonjëherë, jo vetëm në Premier League,” tha ish-portieri anglez Joe Hart për BBC. “Ai është në formë të shkëlqyer, ai është gjithmonë një kërcënim sepse shënon të gjitha llojet e golave. Ai është i ndryshëm nga të gjithë lojtarët mbi të në listë dhe kjo është një nga arsyet pse është kaq e vështirë për t’u ndalur.”.
The post Superylli Isak në Premier, 50 gola në 76 ndeshje. Vetëm gjashtë futbollistë e kanë arritur këtë rekord më shpejtë appeared first on Telesport.
