Pep Guardiola, trajner i Manchester City-t, ka shprehur pakënaqësitë e tij me skuadrën pas fitores 1-0 në kampionat kundër Tottenham.

“Ishte një fitore e rëndësishme, por duhej të ishim 3-0 ose 4-0 në avantazh që në pjesën e parë.

“Ka ndodhur shpesh në këtë sezon. Kundër Spurs, në fazën e parë, pas 15 minutash duhej të ishim 2-0 në avantazh, por ata fituan 4-0në fund. Cilësia në zonën e rreptësisë bën diferencën”.

Për Jeremy Doku: “Duhet të përmirësohet në pasimin e fundit. Kemi një ekip të ri, shumë të ri: treshja në sulm (Doku, Savinho dhe Haaland) janë e ardhmja, Nico Gonzalez gjithashtu dhe natyrisht Khusanov dhe Gvardiol.

“Bernardo, Gundogan, De Bruyne dhe të tjerët janë shumë të rëndësishëm për në; lojtarët e rinj dhe ata që klubi di të blejë në verë do të duhet të udhëheqin ekipin në vitet e ardhshme”.

The post “Ka ndodhur shpesh në këtë sezon”, Guardiola: Ata janë e ardhmja jonë appeared first on Telesport.