Sulmuesi i Milanit, Tammy Abraham, ka folur për “CBS Sports Golazo”, duke prekur disa tema të rëndësishme mbi sezonin e çuditshëm dhe surreal të kuqezinjve deri më tani:

“Gjëja e parë që thashë kur mbërrita këtu ishte se kishte ardhur momenti të hapja krahët dhe të provoja diçka ndryshe. Tani njerëzit po e kuptojnë se ka më shumë sesa të qëndrosh në zonën e rehatisë. Ajo që po sjell kaq shumë lojtarë nga Anglia në Serie A është fakti që nuk kanë më frikë, njerëzit duan të provojnë diçka ndryshe.

Nuk ka vend më të mirë se Italia për të mësuar kulturën dhe futbollin. Jeta është e bukur këtu, kështu që është padyshim një përvojë e shkëlqyer. Kur Walker më telefonoi, përgjigjja ishte e qartë dhe e thjeshtë. Thjesht i tregova sa i madh është ky klub, sa i mrekullueshëm është dhe përvojën time deri tani. Nuk ishte një vendim i vështirë”.

Sezoni i Milanit – “Gjithmonë do të ketë ulje-ngritje, çështja është se si i kapërcejmë. Donim të ishim në një kompeticion të madh si Champions League, por ndonjëherë fiton e ndonjëherë humbet. Kjo është një nga ato situata ku duhet të mësojmë dhe të bëhemi më të fortë si skuadër.

Kemi ende mundësinë të fitojmë një tjetër trofe dhe po luftojmë për këtë sa herë që mundemi. Ka qenë një sezon si ‘rollercoaster’, por jemi ende këtu, gati për të luftuar. Jemi Milani, ndaj duhet të synojmë të fitojmë çdo trofe”.

The post Abraham flet për Walker: Më telefonoi, i thashë që nuk ka klub më të mirë se Milani appeared first on Telesport.