Atletico Madrid ka barazuar rezultatin në 1-1 në derbin që po luhet në këto momente në “Santiago Bernabeu”. Ishte argjentinasi Julian Alvarez që shënoi një supergol në minutën e 31-të, duke barazuar shifrat. SHIKO GOLAT
Reali shënoi i pari vetëm pas 3 minutash lojë, pas një topi të marrë në krah nga Valverde, Rodrygo bën vetë gjithçka bukur dhe dërgon topin në rrjetë. Festë e madhe në “Bernabeu”.
Në minutën e gjashtë, sërish Rodrygo protagonist, braziliani shkëputet bukur në krah dhe pretendon për penallti pas një kontakti me Galan. Të gjithë te Reali pretendojnë për penallti, por arbitri francez Clément Turpin vazhdon normalisht lojën.
The post Alvarez, a je normal? Supergol në “Bernabeu”, barazohen shifrat (video) appeared first on Telesport.
