Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A, pasi mundi 3-0 Frosinone në “Diego Armando Maradona”, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.
Në minutën e 26-të, Rasmus Hojlund pengohet brenda zonës, arbitri jep penallti. Danezi godet vetë, por ndalet nga Lorenzo Palmisani. Penalltia ripërsëritet, godet Kevin De Bruyne, topi përfundon në rrjetë këtë herë.
Në minutën e 32-të, Noa Lang dyfishon shifrat. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Napolin. Në fund të shtesës në pjesën e dytë, ishte sërish De bruyne që gjeti golin, i dyti personal dhe i treti për Napolin.
Pas kësaj fitoreje, napolitanët renditen në vendin e tetë me 10 pikë. Frosinone një vend më pas me 8 pikë.
The post Napoli rigjen fitoren në Serie A, bën më së miri detyrën në shtëpi ndaj Frosinone (video) appeared first on Telesport.
