Edon Zhegrova me shumë mundësi do të mungojë për përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet e marsit, të vlefshme për ‘play-off’ të Nations League.

Mesfushori ofensiv i Lille nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak dëmtimi. Klubi francez ka njoftuar se Zhegrova do të rikthehet në fushë në nisje të muajt prill.

25-vjeçari aktualisht po stërvitet me topin, por jo plotësisht. Duhen edhe disa javë që ai të jetë 100% gati për t’u përfshirë me ekipin.

Trajneri Franco Foda do të jetë i detyruar të mos luajë me yllin absolut të “Dardanëve”, pavarësisht se ndikimi i tij në fushë do të ishte i jashtëzakonshëm.

The post Marsi i Nations League | Kosovës i mungon ylli absolut i skuadrës, rikthehet në prill appeared first on Telesport.