Kush e njeh më mirë Dusan Vlahovicin se Cesare Prandelli? Ish-trajneri i Fiorentinës, që e ka drejtuar serbin gjatë periudhës së tij te vjollcët, duke e bërë të shpërthejë, ka folur për sulmuesin bardhezi në “Gazzetta dello Sport”: “Më mirë se të hiqja dorë, unë do të luaja gjithmonë me të dhe Kolo Muani së bashku. Çdo eksperiencë të bën më të mirë, jam i bindur se Dusan do të dalë më i fortë karakterialisht nga ky moment. Jam i sigurt, sepse e shoh gjithmonë që hyn në fushë me shpirtin e duhur”.

Cilin do të zgjidhje mes Kenan Yildiz dhe Ademola Lookman për ekipin tënd të ëndrrave?
Vlahovic. E kam drejtuar Dusan në Firence dhe e konsideroj shumë të fortë. Nëse flasim për të dhe Victor Osimhen? Po flasim për sulmues të nivelit të lartë, por pyetja është tjetër. Nuk e di çfarë karakteristikash ndryshe kërkon Thiago Motta nga qendërsulmuesi i tij.

Nëse do të ishe drejtues te Juventusi, a do ta konfirmoje Thiago Motta si trajner, pavarësisht rezultatit përfundimtar sezonal?
Po, sepse projekti është në fillim, ekipi është i ri dhe ndryshimet kanë qenë të thella. Thiago Motta nuk ka shkopin magjik, por ka ndërtuar një Juventus të fortë. Pavarësisht dëmtimeve të rënda dhe shumë polemikave, numrat e tij janë pozitivë.

Nëse Percassi do të të thërriste për të pasuar Gian Piero Gasperini, si do t’i përgjigjeshit? A do të merrnit parasysh këtë mundësi?
Jam i lidhur me Atalantën, është si familje për mua, por kam bërë një zgjedhje dhe nuk kthehem mbrapa.

The post “Vlahovic do të dalë më i fortë nga ky moment. Unë tek Atalanta? Nuk kthehem mbrapa…” appeared first on Telesport.