Janë luajtur takimet e javës së 4-të të sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj, ku të gjitha ekipet kanë të paktën nga një fitore. Përfshi edhe Real Madrid, që korri suksesin e parë në këtë edicion.

Spanjollët mundën në fushën e tyre 86-76 Partizan Beograd, që nga ana e tij pësoi ndalesën e parë sezonale në Europë. Dy ekipet e vetme pa asnjë humbje pas katër javëve të para janë Panathinaikos e Valencia.

Grekët triumfuan 92-74 ndaj Fenerbahce, ndërsa spanjollët mundën 93-82 Hapoel Tel Aviv. Në grupin e skuadrave me nga tri fitore janë Olympiacos (kampionët në fuqi), Fenerbahce e Partizan, ndërkohë që Barcelona u mund 88-81 në shtëpi nga Zalgiris Kaunas.

Euroleague-Java e 4-t

Paris Basketball – Villeurbanne, 96-98

Dubai Basketball – Crvena Zvezda, 58-77

Maccabi Tel Aviv – Armani Milano, 97-79

Bayern Munich – Virtus Bologna, 87-94

Panathinaikos – Fenerbahce, 92-74

Valencia Basket – Hapoel Tel Aviv, 93-82

Real Madrid – Partizan Beograd, 86-76

Olympiacos – Anadolu Efes, 89-66

Barcelona – Zalgiris Kaunas, 81-88

Baskonia Gasteiz – Besiktas, 84-92

The post Euroleague/ Panathinaikos e Valencia ende pa asnjë humbje, Real Madrid korr suksesin e parë appeared first on Telesport.