Faza e parë e 1/8 finale të Champions League ka përfunduar, duke sjellë disa konfirmime, surpriza dhe bërë që tifozët e futbollit të krijojnë një ide mbi skuadrat me më shumë shanse për të ngritur trofeun më prestigjioz të klubeve.

Po cilët janë favoritët kryesorë për momentin? Një kriter objektiv nuk ekziston, por nga metodat më të besueshme është analiza e “superkompjuterit” të Opta, i cili bazon parashikimet e tij mbi rezultatet dhe të dhënat statistikore të skuadrave.

Sipas përllogaritjeve të Opta, ekipi me më shumë gjasa për të triumfuar është Liverpool-i, i cili, pas fitores së ngushtë të PSG-së, ka 43% shanse për të arritur në finale dhe 26% për ta fituar trofeun. Në vendin e dytë renditet Barcelona me 37.9% shanse për finale dhe 17.3% për ta fituar atë. Interi pozicionohet në vendin e tretë, me:

✅ 96.8% shanse për t’u kualifikuar në çerekfinale.
✅ 56.4% për në gjysmëfinale.
✅ 32.7% për në finale.
✅ 15.5% për të fituar trofeun.

Më poshtë renditen:
🔹 Arsenali – 13.8% shanse për të fituar Championsin.
🔹 Real Madridi – 9.2%
🔹 Bayern Munich – 8%
🔹 PSG – 3.1%
🔹 Atletico Madrid – 2.2%
🔹 Aston Villa – 1.6%
🔹 Lille – 1.5%

Sipas këtyre përllogaritjeve, Interi shihet si favorit më i madh se Real Madridi dhe Bayern Munich, ndërsa Liverpool-i dhe Barcelona kryesojnë listen e parashikimeve. Tani mbetet për t’u parë nëse këto parashikime do të kthehen në realitet në muajt e ardhshëm.

The post Champions-i, kush do ta fitojë? Sipas superkompjuterit, Interi ka më shumë shanse se Real Madridi appeared first on Telesport.