Carlo Ancelotti është pyetur nga gazetarët se pse Kylian Mbappe nuk luan në mënyrë të qëndrueshme, por ka shpesh luhatje të formës.
Trajneri italian i Real Madridit ka dhënë shpjegimin e tij, duke argumentuar se lojtarët specialë gjithmonë të tillë janë.
“Kylian nuk mund të jetë gjithmonë në formën më të mirë. Ndaj Atleticos nuk ishte, por në një sezon kaq kërkues, kjo është normale të ndodhë. Nuk shoh asnjë problem”.
“Lojtarët e një niveli kaq të lartë kanë ulje-ngritje. Kjo është diçka gjenetike. Për lojtarët me cilësi, është e vështirë që të kenë vazhdimësi, por ai deri tani ka reaguar mirë”.
“Nëse jemi në 1/8-tën e finales në Ligën e Kampionëve, merita të mëdha i takojnë Kylianit, apo jo?” – ka deklaruar Don Carlo.
The post Pse Kylian Mbappe ka kaq shumë luhatje forme? Kjo është përgjigjja e trajnerit Ancelotti appeared first on Telesport.
