Raphinha po kalon sezonin e tij më të mirë që nga momenti kur u transferua te Barcelona.

Braziliani ishte në diskutim në merkaton e verës së kaluar, aq sa mendohej shitja e tij për shkak se nuk ishte përshtatur mirë me ish-trajnerin Xavi.

U spekulua se ai do të linte një vend bosh për Nico Williams, por ëvizja nuk ndodhi dhe sulmuesi anësor tashmë është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm për katalanasit.

Barcelona po përgatitet t’i ofrojë një kontratë të re me rritje të ndjeshme page. Drejtori sportiv Deco po rishikon shifrat për të rritur pagën, duke e bërë një nga më të paguarit në La Liga.

Kontrata aktuale e brazilianit në “Camp Nou” vlen deri në vitin 2027, por Barcelona planifikon të shtojë edhe dy sezone të tjera.

The post Plani i Barcelonës, Raphinha do të bëhet një nga lojtarët më të paguar në La Liga appeared first on Telesport.