Getafe ka mundur Atletico Madrid-in 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga, në një sifdë ku nuk munguan tensionet në fushë, kartonët e shumtë të verdhë, karton i kuq, dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të VAR-it. Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë pa gola.
Rezultati i takimit u zhbllokua në minutën e 75-të, Alexander Sorloth shënoi për Atletico Madrid-in nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 87-të, “Colchoneros” mbeten me 10 lojtarë pasi Angel Correa ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit. Një minutë më vonë erdhi goli i barazimit për vendasit.
Arambarri barazoi shifrat, duke përfituar nga topi i ardhur nga goditja e dënimit. Në minutën e 92-të erdhi përmbysja e madhe, ishte sërish Arambarri që dërgoi topin në rrjetë, këtë herë me një goditje shumë të bukur nga jashtë zonës.
Ndeshja mbyllet përfundimisht 2-1. Atletico Madrid mbetet vend të dytë me 56 pikë, por me një ndeshje më shumë se Barcelona dhe Reali, ndërsa Getafe renditet në vend të 11-të me 33 pikë.
The post Atletico Madrid mundet nga Getafe, “Colchoneros” e pësojnë në fund (video) appeared first on Telesport.
