Chelsea ka fituar 1-0 ndaj Leicester në “Stamford Bridge”, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në Premier League. Në minutën e 19-të, Jadon Sancho pengohet brenda zonës,  penallti për “Blutë”, por Cole Palmer gabon nga 11-metrat. Pjesa e parë u mbyll 0-0.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 60-të, ku Cucurella dërgon topin në rrjetë pas një goditjeje shumë të fortë nga distanca. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Me këtë fitore, Chelsea shkon në vendin e katërt me 49 pikë, 2 më shumë se City i Guardiolës që renditet tani në vendin e pestë. SHIKO GOLIN

Ndërsa në ndeshjen tjetër Tottenham barazoi 2-2 në fushën e vetë ndaj Bournemouth. Miqtë shënuan fillimisht me Tavernier në minutën e 42-të, ndërsa dyfishuan shifrat me Evanilson në minutën e 65-të. Vendasit ngushtojnë shifrat në minutën e 65-të, pas një supergoli të Pape Matar Sarr. “Gjelat” barazuan shifrat në minutën e 83-të, Son Heung-Min u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. SHIKO GOLAT

The post Chelsea-s i mjafton supergoli i Cucurella-s për të nxjerrë City-n jashtë katërshes, Tottenham nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Borunemouth appeared first on Telesport.