Shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një rikthim të Sandro Tonalit në Serie A në fund të këtij sezoni. Përveç Milanit, në garë të fortë për mesfushorin italian është edhe Juventus.
Calciomercato raporton se bardhezinjtë janë të gatshëm të bëjnë një ofertë shumë tunduese për Newcastle, duke iu ofruar disa milionë euro dhe kartonin e Douglas Luiz.
Braziliani ka rezultuar një dështim i vërtetë në sezonin e tij të parë në Serie A, ai pëlqehet shumë nga trajneri i “Qymyrxhinjve”, Eddi Howe. Newcastle tentoi për Douglas Luiz edhe në merkaton e janarit, por nuk u gjet gjuha e përbashkët me Juventus-in.
Në verë priten bisedime intensive mes palëve, por Juventusi do ta ketë tejet të vështirë duke ditur që në garë për Tonalin është edhe ish-ekipi i tij, Milan.
The post Juventus kërkon rikthimin e Tonalit në Serie A, oferta e bardhezinjve për Newcastle është shumë tunduese appeared first on Telesport.
