Aston Villa fiton 3-0 ndaj Club Brugge dhe kualifikohet për në çerekfinale me rezulatin total 6-1. Përsa i përket ndeshjes së sotme të luajtur në “Villa Park”, belgët luajtën pjesën më të madhe me 1 lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq Sabbe në minutën e 17-të, pasi pengoi Marcus Rashford në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe ishte lojtari i fundit. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Aston Villa shënoi 3 gola brenda 10 minutave në fillim të pjesës së dytë me Asensio 50′, 60′ dhe Maatsen 57′. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery arrin kualifikimin historik në çerekfinalet e Champions League, aty ku i pret PSG. SHIKO GOLAT
Arsenal ka barazuar 2-2 ndaj PSV në ndeshjen e kthimit në “Emirates”. “Topçinjtë” gjetën të parët golin në minutën e 6-të me Oleksandr Zinchenko, ukrainasi shënoi një gol shumë të bukur me një goditje perfekte nga distanca.
Holandezët barazuan shifrat me golin e bukur të Ivan Perisic në minutën e 18-të, pas asistit të Guus Til. Në minutën e 37-të, Arsenal shënon golin e dytë me Declan Rice, i cili shënoi me kokë pas asistit të Sterling. Holandezër barazuan hifrat sërish në minutën e 70-të me Driouech C. “Topçinjtë” kualifikohen me rezultatin e përgjithshëm 9-3 për në çerekfinale, aty ku do përballen me fituesin çiftit Atletico-Real. SHIKO GOLAT0
Pikërisht përsa i përket derbit të Madridit, koha e rregullt përfundoi 1-0 për “Colchoneros”. Vendasit shënuan që në sekondan e 28-të me anë të Gallagher.
Në minutën e 70-të, Vinicius Junior gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke humbur shansin e artë për të barazuar shifrat. Ndeshja shkon në shtesë… SHIKO GOLIN
The post Aston Villa dhe Arsenal “fluturojnë” drejt çerekfinaleve, “bileta e fundit” luhet ende në Madrid (video) appeared first on Telesport.
