Roberto Mancini, pas fitores së Italisë ndaj Turqisë, bëri një vlerësim të fortë për Pio Espositon, duke e krahasuar me dy legjenda të sulmit italian, Christian Vieri dhe Luca Toni:
“Pio? Ka uri për gola, për të luftuar dhe luajtur. Besoj se brenda dy vitesh mund të bëhet një qendërsulmues në nivelin e asaj që ishin Vieri dhe Toni. Për fizikun që ka dhe cilësitë teknike, besoj se mund të bëhet një qendërsulmues i madh”.
Në moshën 21-vjeçare, Esposito ka shënuar 7 gola në 13 ndeshje me Italinë. Në të njëjtën moshë, Vieri dhe Toni ende nuk kishin debutuar me kombëtaren. Vieri u grumbullua për herë të parë me Italinë në vitin 1997, në moshën 24-vjeçare, ndërsa Toni debutoi më 2004, në moshën 27-vjeçare.
Edhe në klub, diferenca është e madhe: Esposito ka 13 gola me Interin, një titull kampion, një Kupë Italie dhe gol në Champions League. Vieri në atë moshë luante në Serie B, ndërsa Toni në Serie C1. Tani mbetet për t’u parë nëse Esposito do t’iu afrohet niveleve të tyre: 272 gola në karrierë për Vieri dhe “Këpuca e Artë” për Toni.
The post “Brenda 2 vitesh, në nivelin e Vierit dhe Tonit…” Mancini dhe një krahasim që të lë pa fjalë në moshën 21-vjeçare appeared first on Telesport.
