Dëmtimi i rëndë i Harry Kane, ku tashmë është konfirmuar që anglezi do të mungojë të paktën 3 muaj, e ka detyruar Bayern të hedh sytë nga merkato e janarit.

Një nga emrat që po merret parasysh nga drejtuesit e klubit bavarez është edhe sulmuesi francez i Olimpique Marseille, Amine Gouiri. Algjeriani është tërheqës për shkak të shkathtësisë së tij, pasi ai mund të luajë pothuajse në çdo pozicion sulmues.

26-vjeçari është nën kontratë me klubin francez deri në vitin 2029. Vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 30 milionë euro, por duke ditur që Olimpique Marseille po kalon një situatë të vështirë financiare, mund të pranojë largimin e tij në janar për një shifër shumë më të ulët se 30 milionë euro.

The post Bayern piketon një francez për të zëvendësuar Harry Kane. Kushton 30 milionë euro… appeared first on Telesport.