Liverpool ka fituar 4-0 ndaj Manchester United në kryesfidën e javës së 11-të në Premier League.

Sfida në “Anfield” nisi vrullshëm. Në minutën e 8-të, Alexander Isak kap të papërgatitur mbrojtjen e Man. United, duke e detyruar Leny Yoro-n ta ndalë atë vetëm me faull. Duke qenë lojtar i fundit, mbrojtësi i Man. United ndëshkohet me karton të kuq. Dominik Szoboszlai e ekzekuton në mënyrë perfekte goditjen e dënimit dhe kalon në avantazh Liverpool-in.

Në minutën e 13-të, Liverpool dyfishon shifrat. Florian Wirtz shënon një gol spektakolar, pas asistit fantastik të Rio Ngumoha. Në minutën e 22-të, Pochettino detyrohet të sakrifikojë Bryan Mbeumo dhe fut në vend të tij Harry Maguire, për shkak të largimit të Yoro me të kuq.

Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 2-0 në favorin e të kuqve. Në minutën e 66-të, Liverpool gjen edhe golin e tretë me Rio Ngumoha, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të Bradley Barcola.

Në minutën e 82-të, tjetër gabim i lojtarëve të Man. United që humbin topin në zonën e tyre. Kjo gjë shfrytëzohet më së miri nga futbollistët e Liverpool të cilët gjejnë golin e katërt me Victor Munoz, pas asistit të Florian Wirtz.

Liverpool fiton 3-0 dhe ngjitet në vendin e katërt me 21 pikë. Mauricio Pochettino ka shumë punë për të bërë te Man. United, që renditet në vendin e 19-të me vetëm 8 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Pochettino e nis me “dhimbje koke”. Liverpool nuk kursehet aspak ndaj Man. United. Fitore spektakolare në “Anfield” (video) appeared first on Telesport.