Leon Goretzka është personifikimi ideal i lojtarit tipik gjerman. Karakteri është pika e tij e fortë, pa harruar fizikun, të cilin ai e ka zhvilluar sezon pas sezoni me ritëm të lartë.

Në verën e kaluar, Bayern i kërkoi mesfushorit të bënte valixhet gati dhe të largohej, sepse performancat e tij të vjetshme ishin shumë të dobëta.

Goretzka refuzoi. “Dua të provoj shanset e mia. Nuk dua të iki”, tha ai. Bayern nuk e pëlqeu këtë reagim, sepse donte ta shiste, por mesfushori tregoi se kishte të drejtë.

Goretzka është rikthyer titullar absolut në Mynih dhe ka rifituar vendin e tij si në vitin 2020, kur ishte pjesë e skuadrës kampione Europe.

Legjenda e futbollit gjerman, Michael Ballack, ka thënë fjalët më të mira për mesfushorin, duke theksuar forcën e madhe të karakterit që Goretzka ka shfaqur.

“Leoni i gëlltiti të gjitha kritikat, e shkundi pak veten, priti aq sa duhej dhe tregoi sesa vlen. Ai është lojtar profesionist dhe luftoi për të rifituar vendin e titullarit. E meriton”.

“Ai sigurisht që ka kaluar probleme me ish-trajnerin Thomas Tuchel. Këto duhen përmendur, por kështu ndodh kur je pjesë e një skuadre me shumë yje dhe ke rivalitet. Ditë më të mira po vijnë për të”.

The post “Gëlltiti kritikat dhe tregoi sesa vlen!” Legjenda Michael Ballack i jep zemër lojtarit që u harrua nga të gjithë appeared first on Telesport.