Edhe pse po bën një super sezon e Betis, e ardhmja e Isco-s pritet të ndryshojë në verë. Mesfushori spanjoll do të largohet nga Betis, por edhe nga La Liga.
Për 32-vjeçarin interesohet shumë seriozisht Aston Villa, e drejtuar nga Unai Emery, i cili është i bindur që Isco do të jetë një lojtar kyç në skemën e tij.
Transferimi në Premier League do të jetë një ëndërr e bërë realit për Isco-n, mesfushori e ka shprehur disa herë publikisht dëshirën për të luajtur në Premier League dhe tani mesa ka duket ka ardhur momenti i duhur.
Real Betis, nga ana e tij, është i prirur për të mbajtur Isco-n, duke e ditur se prania e tij në fushë është vendimtare për qëllimet e ekipit, por një ofertë e mirë ekonomike e Aston Villa-s, mund ta bëjë klubin e La Ligës të ndryshojë qëndrim.
The post Isco do të largohet nga Betis në fund të sezonit dhe do të bëjë realitet ëndrrën e tij appeared first on Telesport.
