Gjykata Themelore në Koçan pranoi të gjitha kërkesat e Prokurorisë për paraburgim të personave të dyshuar për zjarrin e tmerrshëm në diskotekën “Pulse” në Koçan. Sipas informacioneve, për 24 persona nga 27 të dyshuar janë caktuar 30 ditë paraburgim, pasi tre persona ndodhen në spital. Në mesin e atyre të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit janë kryetarët e Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski. Paraburgim prej 30 ditësh i ishte caktuar edhe ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe Bekim Haxhiut dhe individëve të tjerë që mbanin pozita drejtuese.
Prokuroria dje ka hapur hetim zyrtar për tragjedinë në Koçan, duke bërë me dije se ajo është shkaktuar nga një sërë dështimesh dhe veprimesh të kundërligjshme nga persona përgjegjës dhe zyrtarë.
