Janë luajtur takimet e javës së 13-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Ekipi i Partizanit fitoi 3-0 ndaj rivalëve të Skënderbeut (25-19, 26-24, 25-16), ndeshje e luajtur në kryeqytet.

Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, miqtë nga Korca vetëm në setin e dytë arritën të rivalizojnë. Partizani ishte ndjeshëm më superior në fushë, duke u shkëputur ndjeshëm në renditje.

Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës mposhti 3-1 Elbasanin (25-16, 21-25, 25-16, 25-14), por bardheblutë vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e tretë. Sfidë e komanduar nga kryeqytetasit, që po kalojnë një moment të mirë.

Në “Ramazan Njala”, skuadra e Teutës fitoi 3-1 ndaj Vllaznisë (25-27, 25-15, 27-25, 25-23). Një fitore me përmbysje e ekipit durrsak, që synon një vend në katërshe, ndërsa shkodranët janë të parafundit në renditje.

Superliga-Meshkuj, java e 13-të

Tirana – Elbasani, 3-1

Partizani – Skënderbeu, 3-0

Teuta – Vllaznia, 3-1

Studenti (pushim)

Renditja: Partizani 36 pikë, Skënderbeu 22 pikë, Tirana 18 pikë, Studenti 16 pikë, Teuta 15 pikë, Vllaznia 10 pikë, Elbasani 0 pikë.

The post Partizani i pamposhtur tjetër “leksion” Skënderbeut, fitojnë edhe Tirana e Teuta appeared first on Telesport.