Danimarka fitoi në Copenhagen 1-0 ndaj Portugalisë, në çerekfinalen e parë për Ligën e Kombeve në Ligën A. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Rasums Hojlund, i cili festoi njëjtë si Cristiano Ronaldo.

Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe vetë Cristiano Ronaldo në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes së kthimit. Ndryshe nga sa është aluduar nga shumë media europiane, Ronaldo thotë se nuk ka asnjë problem që Hojlund festoi si ai dhe se nuk është shenjë mosrespekti.

“Højlund festoi si unë, për mua nuk është problem. E di që nuk ishte nga mosrespekti. E kuptoj që jo vetëm ai, por në shumë sporte, jo vetëm futboll, ka njerëz që festojnë si unë. Shpresoj që nesër të jetë Hojlund që do të më shohë mua duke festuar”, tha Ronaldo.

Nesër luhet ndeshja e kthimit mes Portugalisë dhe Danimarkës, për të përcaktuar kush do të shkojë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

The post Sulmuesi i Danimarkës e festoi golin njësoj si ai, reagon Ronaldo: Nuk ishte nga mosrespekti…. appeared first on Telesport.